Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar në Bruksel komisionerin për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos diskutuan gjerësisht të arriturat e deritashme dhe hapat e fundit që duhet të ndërmerren nga Kosova në procesin e liberalizimit të vizave.
Komisioneri Avramopoulos, nga pozita që ai mbulon, vlerësoi lartë progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioneri Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij dhe të Komisionit Evropian në këtë proces, për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë që të ndihmoj këto institucione në procesin e demarkacionit.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Isa Mustafa do të zhvilloj takim me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, për të kërkuar përkrahjen e tyre në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe avancimin e proceseve të tjera eurointegruese të Kosovës