Mustafa e Begaj duskutojnë për trajtimin e etheve hemorragjike

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 20:53 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet në Malishevë si dhe për përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Kosovës për këtë Komunë.

Temë e veçantë e takimit ishte edhe angazhimi i përbashkët i Qeverisë dhe Komunës në përballimin e rrezikut me të cilin mund të ballafaqohen qytetarët e këtij rajoni nga ethet hemoragjike që mund të shkaktohen si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Kryeministri Mustafa, ka premtuar se do angazhohet, që Ministria e Bujqësisë, të kryej obligimet, sipas strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e EHKK.

Kryeministri Mustafa u interesua për shumë zhvillime në Malishevë që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e saj për projektet e Komunës që lidhen me përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve të Malishevës”, tha kryeministri Mustafa, duke ofruar përkrahje në marrjen e masave për të parandaluar rrezikun e etheve hemoragjike.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për zhvillimet në Malishevë, si dhe për sfidat dhe projektet e Komunës.

Në këtë kontekst, kryetari Begaj kërkoi përkrahje për projektet që lidhen me fushën e ambientit, të mirëqenies sociale si dhe të infrastrukturës.

Gjatë takimit, u bë e ditur se si rezultat i koordinimit shumë të mirë ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, gjatë tre vjetëve të fundit janë shmangur humbjet e jetëve të qytetarëve nga ethet hemoragjike si dhe është përgjysmuar numri i të infektuarve, me ç’rast u theksua edhe përkushtimi i përbashkët që të merren të gjitha masat që edhe më tutje të parandalohet dhe të luftohen pasojat eventuale nga ethet hemoragjike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme