Mustafa e Hoti nënshkruajnë në Londër memorandum me BERZh-in

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 12:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe minsitri i Financave, Avdullah Hoti, do ta nënshkruajnë nesër në Londër një Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, para kabinetit qeveritar tha se Memorandumi i Mirëkuptimit i cili do të nënshkruhet nesër në Londër me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim është në mbështetje plotësisht të sektorit privat.

“BERZH ka aprovuar strategjinë pesë vjeçare për Kosovën vitin që shkoi dhe brenda asaj strategjie përveç mbështetjes që i jep sektorit publik përmes kredive të buta për infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, një komponentë e veçantë dhe e madhe në strategji është mbështetja e sektorit privat. Përmes ministrive të linjës ne kemi disa instrumente që po mbështesim sektorin privat, reformat që kemi bërë me pakon fiskale dhe reforma tjera në kuadër të të bërit biznes”.

“Mendojmë se me BERZH-in tash t’i bëjmë bashkë forcat, të krijojmë një sinergji në mbështetje të sektorit privat. Në veçanti do t’i bëjmë bashkë përpjekjet dhe fondet për ndarjen e riskut për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në veçanti në sektorin e bujqësisë, por presim që të marrim tash mbështetje konkrete nga BERZH-i në zhvillimin e legjislacionit për Autoritetin e Konkurrencës, në mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke mbështetur sekretariatin, dhe në veçanti për financimin e zhvillimit të Zonave Ekonomike në të gjitha regjionet e Kosovës. Këto janë pikat kryesore të Memorandumit dhe është një listë e gjatë e mbështetjeve konsulente që ministrive të ndryshme pritet t’u jap BERZH-i”, tha ministri Hoti.

Të ngjashme