Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për rëndësinë që ka për Kosovën, Samiti i Triestes.
Tha se qeveria e ardhshme e Kosovës do të vazhdojë rrugën e bashkëpunimit me parterët dhe institucionet për të pasur zhvillim më të madh ekonomik.
Mustafa i cili po merr pjesë në Samitit të Triestes, në një intervistë për radio Televizionin e Kosovës, tha se si fusha të fundit të cilat presin që të kapërcejnë edhe procedurat në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, janë disa fusha.
“Fusha e fuqizimit të konkurueshmërisë, që lidhet me aftësimin e bizneseve tona për të marrë pjesë në tregun e Bashkimit evropian do të jetë në procedurë”, tha Mustafa.
Sipas tij pjesa dërmuese e projekteve janë konkretizuar në strategji.
“Janë harmonizuar edhe me strategjitë tona, si dhe me strategjinë tonë të zhvillimit ekonomik që e kemi në Kosovë, me strategjinë e energjisë. Kjo do të thotë se ne i kemi shumë të qarta segmentet dhe prioritetet tona zhvillimore. Për neve është më rëndësi që ky bashkëpunim të cilën ne e kemi vënë themelet me Bankën Botërore të vazhdojë edhe më tutje. Unë shpreha optimizmin tim se edhe qeveria e ardhshme do të vazhdojë këtë rrugë”, deklaroi Mustafa.
http://www.dailymotion.com/video/x5tcabx