Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë seancës plenare i është përgjigju akuzave të opozitës në lidhje me kodin telefonik duke garantuar se Kosova do ta ketë kodin telefonik me të drejta të plota.
“Kodi do të jetë kod telefonik i Kosovës dhe Kosova do të jetë pronare e këtij kodi telefonik prandaj ne do të jemi pronarë e këtij kodi telefonik, ne do të administrojmë këtë kod, serveri do të jetë në Kosovë dhe Telekomi i Kosovës do të lidhet me botën përmes tij”, tha Mustafa.
Ai tha se dëshira ishte që Kosova të aplikonte drejtpërdrejt për kodin por mundësia ishte që vetëm Austria mund të aplikonte për të.
“ Kjo ka qenë zgjidhja sepse nuk kemi pas zgjidhje tjetër por jo që pastaj të jetë kod i Serbisë por vetëm shërbimin ta kryej Austria. Edhe ne kishim pas dëshirë që të pranohet aplikacioni jonë në ITU dhe pastaj ne ta zgjidhim këtë”, ka shtuar Mustafa