Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se lajmi për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës do të ishte i mirë nëse do të materializohet me afatet që u përmendën, raporton Ekonomia Online.
Megjithatë, Mustafa në konferencën për media tha se e mira do të ishte që Qeveria nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, e që në krye ka Albin Kurtin nuk do të duhej ta sillte Kosovën në një izolim e me ndëshkime të aleatëve të saj, e madje as ta fuste në një listë të ngushtë me Bjellorusinë.
“Nëse materializohet në afatin kohor që u cekë mbrëmë do të ishte lajm i mirë për Kosovën, fatkeqësia më e madhe është se Kosova viteve të kaluara përfundoji e izoluar e sanksionuar nga BE, aty është thelbi i çështjes, aty është thelbi i problemit, është veç kësaj e kësaj qeverisje në vitet e fundit duke e izoluar vendin nga partnerët kryesor e aleatët historik të vetë shtetit të Kosovës. Me ShBA që pati ndëshkime por edhe nga Bashkimi Evropian. E përsëri dhe njëherë, nëse kjo materializohet në afatin që u cekë mbrëmë, është lajm i mirë. Por fatkeqësia është se nuk duhet të kishim ardhur fare në këtë pozitë. Në do të duhej të flisnim se si në 2025-tën, 2026-tën Kosova avancon drejt integrimit të Bashkimit Evropian, Kosova do të duhej të ishte shtet normal që i bashkohet familjeve perimore drejt BE e jo të flasim që Kosova me shpresë që do të dalë nga izolimi e sanksionimi i BE-së. Nuk do të duhej fare ta sillte Kosovën këtë situatë. Kjo qeveri nuk do të duhej ta sjelltë Kosovën në një situatë të tillë e të jetë në një listë të ngushtë me Bjellorusinë”, tha Mustafa para mediave.
