Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa ka shkruar se ndihet i tronditur me vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi i cili humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës.
Mustafa theksoi se lufta e Policisë së Kosovës na bënë krenar dhe na shtynë të luftojmë krimin e organizuar dhe kriminelët, shkruan Ekonomia Online.
Ministri Mustafa ka ngushëlluar familjen Thaçi dhe gjithë Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Mustafës:
U trondita nga humbja e jetës në krye të detyrës e Sami Thaçit, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lufta e Samiut dhe kolegëve të tij kundër krimit dhe kriminelëve na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin e organizuar dhe kriminelët.
Jam në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Policisë dhe nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të rastit. Nuk do të ketë kompromis asnjëherë me sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ngushllime familjes Thaçi dhe Policisë së Kosovës. Uroj shërim të shpejtë për zyrtarët policorë të plagosur në këtë aksion.