Nuk kaluan shumë minuta për të reaguar sërish Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas kundërpërgjigjes së Zëvendësministrit të FSK-së Burim Ramadani, lidhur me kabinetin e Haradinajt.
Pasi Ramadani tha se Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte, Mustafa tha se zyrtarët e AAK-së janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre, sikurse edhe ata të PDK-së.
“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim
Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta!”, ka shtuar më tej Mustafa.