Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë që ta shtojë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas tij, në Kosovë e vetmja gjë që rritet, janë çmimet.
Sipas tij, inflacioni në Kosovë gati e ka mbërri nivelin e arrogancës së Qeverisë Kurti
“Mimozë kur fol për Gjykatën Kushtetuese është mirë me fol me kolegët e tu, sepse të gjitha ligjet që kanë shkuar në Kushtetuese janë hedh poshtë. Kështu që problemi është te ju, jo te ne. Kjo qeveri nuk bëri asnjë veprim për të shtuar prodhimin e energjisë elektrike. Mos t’i harrojmë as blloqet e KEK-ut që i rinovuan aq ngadalë. Inflacioni po shkon lart e më lartë gati duke e arritur nivelin e arrogancës së kësaj qeverie. Në kohën kur bota po ecën në hapat e energjisë së ripërtrishme ne po vazhdojmë më hapa të vjetër. E vetmja gjë që po rritet në këtë shtet janë çmimet”, ka thënë ai.
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se gati secili projektligj që po e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, po rezulton antikushtetues.
Kështu i ka thënë ai shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimiza Kusarit, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Gati secili ligj që po e dërgojmë, po rezulton antikushtetues. Problemi është te ju dhe jo te ne që po i dërgojmë projektligjet në Kushtetuese”, është shprehur Mustafa.