Mustafa jep lajmin për nënshkrimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 20:54 | Nga

Kryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa i cili sot ishte pjesë e Samitit të Tristes, ka deklaruar se ka theksuar përkushtimin e Kosovës për rrugën integruese evropiane duke informuar kështu rreth zhvillimeve aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë.

Mustafa gjithashtu ka shtuar se ka theksuar edhe vendosmërinë e Kosovës për bashkëpunim rajonale, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat e tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq, Mora pjesë sot në Samitin Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin qendror ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën integruese evropiane si dhe i njoftova për zhvillimet aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë.

Njëkohësisht, theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera.

Nënshkruam edhe Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme