Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel.
Në këtë telegram Mustafa ka shkruar:
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës, Klaus Klinkel.
Klinkel dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, prandaj vdekja e tij na pikëlloi shumë”
Kreu i LDK-së theksoi:
“ përveç se do të mbahet mend për politikën në Gjermani, do të kujtohet edhe nga qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i dha qytetarëve tanë për lirinë”.
“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju shpreh ngushëllime të gjithë qytetarëve gjerman”, përfundon telegrami i ngushëllimi i Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, njofton Komunikata për Media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.