Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka komentuar përzgjedhjen e fotografisë më të mirë për vitin 2016 nga revista “Time”, ku është shfaqur gazi lotsjellë në Kuvendin e Kosovës.
“Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes”, ka shkruar ai.