Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se në takimin e paralajmëruar me partnerët e koalicionit qeverisës, temë do të jetë funksionimi i këtij koalicioni.
Sipas tij në këtë takim do të diskutohet edhe për procesin e dialogut me Serbinë.
“Do të kemi takim këto ditë. Do të diskutohen çështjet e mbarëvajtjes së koalicionit qeverisës. Si ato lidhur me dialogun por edhe çështje tjera”, është shprehur Mustafa.
Paraprakisht nga AAK kanë thënë se takimi do të mbahet në Qeveri dhe që pjesëmarrës do të jetë Kryeministri Avdullah Hoti dhe krerët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar.