Mustafa: Konkurrentë në tregun evropian me cilësi

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 14:20 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) ka sjellë përfitime për bizneset në Kosovë. Këto koment i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë Fabrikës së xhinseve “KosovaTex” në Prishtinë.

Mustafa ka theksuar se dëshirojnë që të zhvillojmë sa më shumë biznese të tilla dhe se diaspora dhe njerëzit që kanë treguar suksese të mëdha në biznes të jenë në Kosovë me veprimtaritë e tyre.

“Gjatë këtij takimi kemi biseduar për problemet e tyre, këto janë çështje që edhe qeveria qendrore edhe komunat edhe subjekte tjera, t’iu ndihmojmë që ato t’i zgjidhin sa më shpejtë në mënyrë që ta lehtësojmë të bërit biznes. Kemi marr edhe vlerësimet e tyre lidhur me fuqinë e punës të cilën ne duhet ta stabilizojmë, sepse ne të gjithë ankohemi që nuk kemi punë”, ka thënë Mustafa.

“Puna ofrohet, por është problemi i stabilitetit, sepse njerëzit nuk janë të prirë të qëndrojnë gjatë në vendin e punës dhe të punojnë ashtu siç  janë kriteret e produktivitetit evropian, është fjala për bizneset të cilat duhet t’i konkurrojnë tregut evropian dhe këtë konkurrencë do ta bëjmë me produktivitet të lartë, me paga konkurruese dhe me cilësi konkurruese. Cilësia është e nivelit më të lartë, sepse pranohet nga firmat më të njohura gjermane dhe evropiane”, ka thënë ai.

Mustafa ka shtuar se duhet punuar shumë që të krijojnë një treg të punës, i cili është efiçient, konkurrues dhe i cili mundëson stabilitetin e bizneseve dhe të investitorëve të cilët kanë ardhur në Kosovë.

Pronari i Fabrikës “KosovaTex”, Lazim Destani, tha se kompania që ai e udhëheqë ka më shumë se 300 punëtorë, por ai thotë se mendojnë që ta zgjerojnë biznesin duke sjellë investime të reja.

isa - KosovatexKosova tex

fabrika

Të ngjashme