Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, uroi pjesëtarët e komunitetit Ashkali të Kosovës, me rastin e shënimit të 14-vjetorit të Ditës së Flamurit të këtij komuniteti të respektuar të shtetit të Kosovës.
Kryeministri Mustafa, me këtë rast, ka shprehur konsideratat e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për komunitetin Ashkali, për rolin pozitiv dhe kontributin e tyre në jetën institucionale, politike dhe shoqërore.
“Komuniteti Ashkali, në vazhdimësi ka dëshmuar përkushtim për avancimin e proceseve demokratike në Kosovë, përkundër sfidave dhe vështirësive me të cilat janë ballafaquar të gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Falë përkushtimit të të gjitha komuniteteve, Kosova është sot model rajonal dhe më gjerë i kultivimit të vlerave më të avancuara bashkëkohore të tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjithë qytetarëve”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast.