Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti, ka rrezikuar të ardhmen politike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti ka degraduar standardin e jetesës së qytetarëve.
“Kosova ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët! Asnjëherë të vetme nuk ka përparuar ndryshe! Tani, hapësirën për bashkërendim me aleatët tanë po i’a lëmë Serbisë, ndërsa neve po na kërkohet ti besojmë “fuqisë” së një njeriu! Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë shpejtë”, shkroi ai.