Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që njëherësh është edhe kryeministër i vendit, në takimin që po mbahet në zyrën e presidentit për reformën zgjedhore, se kjo parti do të angazhohet që ky proces të tejkalohet me lehtësi dhe pa probleme.
Mustafa ka thënë se është e rëndësishme që zgjedhjet lokale që janë vitin e ardhshëm dhe ato nacionale mbas një viti e gjysmë të organizohen në mënyrën më të mirë. Ai ka thënë se LDK është e gatshme për të kontribuar në këtë proces, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi që këtë proces ta bëjmë sa më të thjeshtë. Ai po ashtu ka thënë se zgjedhjet lokale duhet të rishikohen dhe procesin zgjedhor të përfundojë sa më shpejt duke përmendur që balotazhi të diskutohet nëse është i nevojshëm”, ka pohuar Mustafa.