Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në Facebook pas miratimit të Ligjit për Trepçën, duke thënë se ky ligj i hap rrugë zhvillimit të vendit.
Ai tha se u kishte premtuar minatorëve për zgjidhjen e çështjes së Trepçës në të mirën e të gjithëve.
“Në Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve.
Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!”, ka shkruar Mustafa.