Mustafa: Marrëveshja për demarkacionin e drejtë, duhet ta ratifikojmë

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 14:31 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Marrëveshja për demarkacionin është e drejtë dhe duhet ratifikuar. Këto komente ai i ka bërë në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave.

Kryeministri Mustafa ka thënë se do t’i bëjnë përgatitjet për demarkacionin dhe që të krijojnë një ambient që deputetët ta votojnë, në të kundërtën përgjegjësinë për izolimit të qytetarëve do ta marrin ata që po pengojnë demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

“Kam kërkuar në Maltë që të shqyrtohet ky kriter. Shpresoj se ky propozim do të trajtohet në BE. Ne do ta bëjmë punën tonë duhet ta ratifikojmë marrëveshjen është marrëveshje e drejtë. Do të mundohemi

“Ne do t’i bëjmë përgatitjet për demarkacionin të cilin edhe e kemi tërhequr prej Kuvendit, duhet edhe njëherë ta rishqyrtojmë dhe ta përcjellim në Kuvend. Kam kërkuar po ashtu edhe në Maltë që të rishqyrtohet edhe njëherë ky kriter, sepse konsiderojmë se është kriter i tepërt për Kosovën, ose që të gjendet ndonjë alternativë që kriteri të modifikohet në mënyrë që të mos jetë si kusht strikt që duhet njëherë ta plotësojmë dhe pastaj të marrim të drejtën e liberalizimit, por të na jepet një kusht që për një periudhë kohore ne do ta plotësojmë atë”, ka thënë ai.

“Unë shpresoj se edhe ky propozim do të trajtohet në institucionet e Bashkimit Evropian por sot nuk mund të premtoj se çfarë përgjigje do të kemi, sepse varet nga ana e tyre. Por ne duhet ta bëjmë punën tonë, sepse si do që të jetë, ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Unë prapë qëndroj se marrëveshja është e drejtë se nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare se flitet tepër për objektiva politike dhe kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat tutje nuk mund të vazhdojmë t’i aplikojmë për arsye se do t’i mbajmë peng qytetarët e Kosovës. Por do të mundohemi që bashkërisht të krijojmë një ambient në Kuvend që deputetët ta votojnë dhe të kemi liberalizim. Nëse kjo do të shtyhet, atëherë duhet ta marrin përgjegjësinë ata që e pengojnë liberalizimin sepse do të kalojë kohë e gjatë që Kosova të kthehet më agjendën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket Asociacionit ka thënë se do ta diskutojnë këtë çështje me deputetët e Listës Serbe dhe faktorin ndërkombëtar.

“Ne do të ulemi me Listën Serbe, me përfaqësues të listës, me përfaqësues të BE-së, të OSBE-së, Ambasadës Amerikane do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit, mirëpo duke respektuar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Zgjedhjet serbe në Kosovës, në marrëveshje me OSBE-në

Sa i përket zgjedhjeve serbe që do të mbahen nesër edhe në komunat me shumicë serbe, kryeministri ka thënë se është një marrëveshje të cilën e kanë bërë me OSBE-në, “në mënyrë që t’i lejojmë pikat e kolektivit ose të grumbullimit të votave të cilat nuk do të numërohen këtu, por vetëm do të barten edhe të numërohen në Serbi.

“Është fjala që ne e kemi parë të arsyeshme që të vazhdojmë praktikën që e kemi aplikuar edhe në vitet e kaluara që t’i mundësojmë që ata të votojnë. Gjithë qytetarët serbë që kanë dy shtetësi dhe që ju takon kjo e drejtë në mënyrë që të mos maltretohen dhe të shkojnë atje dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme