Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur strukturat e partisë në selinë e kësaj partie në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në selinë e LDK-së, por nuk është prononcuar për medie.
Takimi vjen një ditë pasi kjo parti humbi zgjedhjet në Podujevë, bastionin e saj, duke u mposhtur nga Vetëvendosje.