Mustafa: Mocioni pamflet politik, pa bazë argumentuese

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 10:54 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa gjatë argumentimit të tij në seancën e Kuvendit kundër mocionit të thirrur nga opozita ka thënë se mocioni është një pamflet politik, pa asnjë bazë argumentuese dhe është tendencë që dobësitë dhe keqpërdorimet që janë bërë edhe nga qeverisjet e kaluara t’i mveshen kësaj qeverie.

“Kjo sjellje është e papranueshme ajo mund të sjell larje të hesapeve politike. Vlerësoj se peticioni ka për pasojë destabilizimin e vendit dhe krijimin e vakuumit institucional dhe fshehjen e aferave korruptive”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

“Faktet janë tjera nga ato që jepen në peticion. Ne jemi vendi me Policinë  më të mirë në rajon dhe vendi më i suksesshëm… Jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, kemi fituar kodin telefonik e të tjera”, tha Mustafa.

Ai përmendi të arriturat e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

“Kjo Qeveri si rezultat i reformave ka rritur rritjen ekonomike më 4 për qind.Ne kemi trashëguar borxhe të paparashikuara më buxhet dhe i kemi plotësuar ato borxhe dhe e kemi rrit buxhetin”, ka shtuar Muatafa.

Të ngjashme