Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se lëvizja e lirë mbetet punë e brendshme se vendit dhe ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendimin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe jo Parlamenti Evropian, njofton Klan Kosova.
Mustafa këtë e ka thënë gjatë konferencës “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së” të organizuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Kurse i pyetur nëse MSA nuk e trajton Kosovën si shtet, ai është përgjigjur këtë marrëveshje si kryeministër i Kosovës.
“Unë e kam nënshkruar si kryeministër dhe kjo nënkupton si shtet”, ka thënë Mustafa.
Kurse për demarkacionin ka thënë se është çështje e konsensusit brenda partiak.