Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmeve terroriste në Mançester.
Duke dënuar këto sulme, kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e Kosovës për jetët e humbura.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Mançester Arena. I shprehim ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për jetët e humbura”, ka shkruar kryeministri Mustafa.