Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhje Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
Mbledhja është paraparë të mbahet sot në ora 14:30 në selinë e partisë.
Këtu pritet të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshjen e koalicionit qeverisës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.