Mustafa: Nuk duhet të pranohet propozimi i ZRrE-së që me norma të tilla të rriten çmimet

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur për krizën me energjinë elektrike që është duke u përballur vendi.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka kërkuar që të rritet çmimi i rrymës, për këtë Mustafa, ka thënë se nuk duhet të pranohet kjo kërkesë.

“Kërkesa për rritje ka pasë përherë, gjithmonë kemi konsideruar se ZRrE-ja duhet t’i studiojë mirë këto kërkesa dhe që rritja të mos bëhet pa pasur arsyetim shumë të madh. Rritja e çmimit nuk mund të ndodh vetëm për shkak të ZRrE-së dhe Qeverisë, mirëpo duhet të shihet se si e gjithë kjo shprehet tek shporta e konsumit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Mendoj se nuk duhet të pranohet propozimi i ZRrE-së që të rriten me norma të tilla çmimet e energjisë elektrike. Duhet të gjendjet një zgjidhje që është e pranueshme edhe për konsumatorët edhe për rregullatorin energjisë elektrike, edhe për Qeverinë. Kjo sepse këto nuk janë fantazi të konsumatorit se ata dëshirojnë të kenë energji me çmime të ulëta, mirëpo është në gjendje reale që Kosova në pikëpamje të pagave është larg vendeve të tjera. Një njeri që është me standard disa fish më i ulët se qytetarët në vendet e tjera nuk mund të përballojë rritje të energjisë elektrike si me vendet tjera”,ka thënë Mustafa.

Të ngjashme