Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherit kryeministër i vendit në largim gjatë një konference për media, pas mbledhjes së partisë që udhëhiqet nga ai ka konfirmuar figurën e Avdullah Hotit, si kandidat për kryeministër.
Mustafa ka folur edhe sa i përket koalicioneve të mundshme me partitë tjera politike në Kosovë, duke mos dhënë ndonjë detaj për koalicionet e mundshme, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket koalicioneve, ne po punojmë, kemi saktësuar kushtet me disa partnerë, por nuk do të flas për këtë derisa nuk kemi marrëveshjet definitive”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.