Lidhja Demokratike e Kosovës është sqaruar se nuk ka ngrirje të dialogut me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke shtuar se ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare mund të ndodhë vetëm atëherë kur të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.
“Në kryesi nuk ka vendim të ngrihet asgjë vetëm jemi marrë vesh që marrëveshja përfundimtare mund të ndodhë në momentin kur certifikohen rezultate, deri atëherë do kontaktojmë dhe do shohim që çështjet e hapura ti zgjidhim, sa i përket partisë së parë, atë parti që KQZ e qet të parën me certifikim të rezultateve ajo parti do dalë e para për qeverisje”.
“Ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare mund të ndodhë vetëm atëherë kur të certifikohen rezultatet. Deri atëherë ne vetëm mund të diskutojmë në mënyrë që prej momentit të certifikimit, të mos u kthemi edhe njëherë këtyre temave”.
“Më së lehti do të ishte sikur ne ta kishim Vjosa Osmanin Kryeministre, por tash duhet t’i presim rezultatet përfundimtare”.
Të njëjtën e tha edhe kandidatja për kryeministre nga LDK-së, Vjosa Osmani.
“Disponimi në kryesi ka qenë i mirë nuk ka pasë marrëveshje me u ngri asgjë. Është normale pasi në çdo vend demokratik çdo parti serioze e pret rezultatin final”, tha ajo, raporton EO.