Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha gjatë Interpelancës së thirrur nga deputetët e VV-së për kodin telefonik se mungesa e kodit telefonik deri më tani i ka kushtuar Kosovës deri në 200 milionë euro dëme.
Mustafa tha se Kosova së shpejti do ta ketë kodin e vet telefonik 383 dhe se kjo marrëveshje e arritur në Bruksel do të ndalë ndërhyrjet e Serbisë në telefoninë e Kosovës.
“Marrëveshja e Brukselit për telekomunikacionit mundëson vendosjen e kufirit mes dy shteteve duke i dhënë fund uzurpimeve ilegale të Serbisë. Kjo marrëveshje hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit. Përfitimet ekonomike janë të mëdha ndërkaq deri më tani Kostoja e përgjithshme e shkaktuar e dëmeve shifrën e për mbi 200 milionë eurove”, tha Mustafa.