Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në javët e para të dhjetorit do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, raporton Ekonomia Online.
“Në fillim të dhjetorit duhet të ulemi dhe të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të shohim të gjejmë një zgjidhje”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të zgjidhet Presidenti.
Kreu i LDK-së nuk ka përmendur emra konkret se kush duhet të jetë i pari i vendit, duke thënë se për këtë nuk është diskutuar as në parti.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin” ka thënë Mustafa.
Ai tha se sot në Kuvend kishte takim me grupin paralajmëtar të LDK-së dhe grupin parlamentar 6+.