Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas votimit që ka bërë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, raporton Ekonomia Online.
Mustafa ka thënë se edhe pse koha s’është e përshtatshme për shkak të borës dhe të ftohtit, qytetarët duhet të votojnë për demokratizimin dhe zhvillim të vendit.
“Shpresoj që të gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit, për zhvillim ekonomik, për prosperitet dhe për forcim të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa.