Kryeministri, Isa Mustafa përmes disa fotografive të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kishte nderin që të takohet me ish-presidentin Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.
Kryeministri Mustafa dje ka marrë pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global” të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti Bill Clinton.
“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, dje mora pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global” të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti Bill Clinton. Pata nderin të takohem me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të politikës, ekonomisë, filantropë dhe përfaqësues të shoqërisë civile”, ka shkruar Mustafa.