Ish kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se vlerësimet dhe rezultatet e punës së tij po vazhdojnë të dalin në pah.
Këto komente të tij kanë ardhur pas publikimit të Raportit të të Bërit Biznes për vitin 2017, përcjellë Klan Kosova.
“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka punuar në kushtet më të vështira. Përkundër kësaj, vlerësimet dhe rezultatet shumë pozitive, reformuese e zhvillimore të punës sonë po dalin në pah”.
“Jemi renditur si top reformator në Evropë dhe si reformatori i 4 në botë. Vendi i 40 me kushtet më të mira të të bërit biznes në botë, me shumë prej vendeve të rajonit mbrapa Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.