Mustafa përkujton veprimtarin e shquar, Shaban Manaj

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin Shaban Manaj, në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot 19 vite më parë, u rrëmbye dhe u vra mizorisht veprimtari dhe avokati i shquar, Shaban Manaj.

Shaban Manaj ishte avokat, intelektual dhe patriot që i kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Shaban Manaj ishte udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi, demokraci, atdhedashuri dhe tolerancë dhe me plotë meritë u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e dhënë për Kosovën në periudhat më të errëta të historisë sonë.

LDK, Kosova dhe i tërë populli shqiptar do ta përkujtojmë përherë Shabanin dhe sakrificën e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!”.

Të ngjashme