Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se miratimi i Projektimit për rimëkëmbje ekonomike në lexim të parë, është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Mustafa ka bërë thirrje që sa më shpejtë të vtohet edhe në lexim të dytë, duke kërkuar bashkëpunim racional në mes të gjitha grupeve parlamentare.
Me 64 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur që pas tentimit të shtatë ta miratojnë në lexim
Postimi i plotë i tij:
Uroj deputetët që e votuan”.
Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim”.
Inkurajoj një bashkëpunim racional të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë.