Edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa në ceremoninë e vënies së gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit në Merdar, tha se kjo vjen pas një dialogu të gjatë dhe të mundimshëm në Bruksel, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ky pikëkalim i përbashkët është dëshmia më e mirë se problemet e dyanshme mund t’i zgjidhin vetëm me dialog, duke falënderuar BE-në për mundësimin e këtij projekti.
“E vlerësoj lart vënien e gurthemelit të vendkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësoj se ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut që kemi zhvilluar një kohë të gjatë, dialog që nuk ka qenë i lehtë por po jep rezultate shumë të mira”.
“Është një dëshmi që përmes dialogut duhet të vazhdojmë t’i zgjidhim të gjitha problemet tona me fqinjët”, ka thënë Mustafa gjatë ceremonisë së vënies së këtij gurthemeli”.