Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me krizën energjetike në vend.
Ai është shprehur se kriza me rrymën do të përkeqësohet sepse po vijnë ditë të ftohta.
“Na ndajnë disa javë nga fundi i verës dhe kriza do të përkeqësohet në mënyrë dramatike, pasi po vijnë ditët më të ftohta të vitit. Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk bëri asgjë për të përballuar krizën, për të mbështetur qytetarët dhe për t’ua lehtësuar barrën që rëndon mbi ta”, tha ai.
Tutje, Mustafa u shpreh se qeveria duhet të veprojë menjëherë sepse nuk ka kohë për të humbur.
“Qeveria duhet të veprojë menjëherë sepse nuk ka më kohë për të humbur, prandaj propozojmë një plan që do të ketë efekte të menjëhershme dhe afatgjate në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe kompanitë dhe stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji të vendit tonë”, tha tutje ai.