Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Lumi dhe të gjithë qytetarët e Kosovës pas vdekjes së regjisorit të njohur Bekim Lumi.
“Bekim Lumi ishte anëtar i Këshillit të Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, mik e bashkëpunëtor duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin”.
“Veprimtaria e tij prej artisti ka lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës.
Ai ka thënë po ashtu se “qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi në ngritje të shumë brezave të artistëve në Kosovë”.