Mustafa pret në takim presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 13:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka pritur në takim Presidentin e UEFA-së, Aleksandar Ceferin, raporton Ekonomia Online.

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin në takimin që ka mbajtur me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, ka kërkuar që Kosova të punojë më shumë në zhvillimin e infrastrukturës në futboll.

Ceferin ka thënë se UEFA do të vazhdojë të ndihmojë në infrastrukturën e futbollit të Kosovës, por ka porositur Mustafën që edhe institucionet përgjegjëse të punojnë më shumë në këtë aspekt.

Mustafa ka falënderuar Ceferinin për ndihmën që Kosova të anëtarësohet në UEFA, pasi sipas tij, ishte e rëndësishme për shkak të lojtarëve të talentuar që ka Kosova.

Kryeministri në detyrë ka thënë se pas pranimit në UEFA institucionet e Kosovës kanë filluar punën për përmirësimin e infrastrukturës në futboll.

Ceferin në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e ka pritur kreu i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Presidenti i UEFA-s ka vizituar stadiumin e Prishtinës. Në zyrat e FFK-së, ai do të mbaj një konferencë për media.

 

 

Të ngjashme