Mustafa: Qeveria plebishitare na ktheu në vitin 2000, pa rrymë e me agregatë

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me atë aktual, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se nuk është ftohtë, pasi po ngrohemi me 51% të qytetarëve.

Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.

POSTIMI I PLOTË:

Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë.
Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!
Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë.

Të ngjashme