Mustafa: Rritja ekonomike nuk po gjeneron vende të reja të punës

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

I pari i LDK-së, Isa Mustafa vazhdon të jetë kritikues ndaj Qeverisë së Kosovës. Mustafa ka thënë se Kosova në vitin 2018 ka humbur 17 mijë vende të punës.

Ish-kryeministri vlerëson se koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don.

“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës.

Përkundrazi!

Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.
Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don” shkruan Mustafa në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme