Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se LDK-ja mburret me të gjitha të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar.
Kur foli për gjendjen aktuale politike, ai tha se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxheti dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Mustafa ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje.
Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë.
Vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.
“Si LDK mburremi për të arriturat gjatë gjithë kësaj periudhe me vlerat tona të solidaritet të brendshëm dhe me ndjenjë që ne ushtrojmë”.
“…ne nuk kemi përmendur askënd ne po presim këto ditë që të mblidhet Kuvendi dhe të aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të shpallen zgjedhjet e më pas ne do të mbledhim organet tona”.
“Nuk bëjë komente se nuk e shkuj as ligjin as Kushtetutë. Gjykata ka dhënë vendimin e vet, ai që nuk ka të drejtë natyrisht duhet ta respektojë atë, ashtu siç po e respektojmë ne edhe pse nuk e kemi pritur, por po e respektojmë”.