Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë tentuar tre herë që ta thërrasin Listën Serbe për të filluar punën në përpilimin e statutit të asociacionit të komunave serbe.
Kreu i ezkekutivit në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se janë të gatshëm që t`i plotësojnë të gjitha obligimet që i kanë marrë.
Nëse serbët prolongojnë kthimin i bie që ata po ndikohen nga Serbia e cila sipas Mustafës nuk është e interesuar për Asociacionin.