Mustafa i shkruan letër të hapur Ismet Kryeziut

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 13:09 | Nga

Ish deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, i ka shkruar një letër të hapur Ismet Kryeziut nga Demokracia në Veprim.

Mustafa i ka kërkuar llogari për votat e pavlefshme dhe rolin e komisionerëve.

Gjeni të plotë letrën:

LETER E HAPUR PER DnV dhe ISMET KRYEZIUN

I nderuar Ismet,

Duke çmuar gjithë kontributin tuaj për zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë drejt standardeve europiane ndër vite po ju drejtohem për dy çështje që mua , dhe jo vetëm mua me kanë shqetësuar e që lidhen edhe me zgjedhjet e 11 Qershorit 2017. Unë kam bërë postime për këtë çështje me refencë edhe tek DnV por si duket nuk u ka rënë ne sy dhe nuk pashë asnjë reagim tuajin. Këto dy çështje po i japin nje shije pak a shumë të thartë proecsit zgjedhor tek ne.

Kemi të bëjë me : (1) Votot e pavlefshme , dhe (2) rolin e komisonerëve dhe faktorëve të tjerë të involvuar lidhur me numrimin korrekt te votave brenda listave të subjekteve . Mendoj se këto çështje duhet tu jipet një përgjegje e kualifikuar dhe argumentuar në mos për tjetër , atherë edhe që kjo mos te na përsëritet në ta ardhmen . së paku në këtë nivel.

(1) PERQINDJA E LARTE E V OTAVE TE PAVLEFSHME MUND TA LENDOJE KORREKTESINE E ZGJEDHJEVE Para disa ditesh ( me 15 Qershor 2017) kam bërë këtë postim ne face book (i transmetuar nga disa media gjithashtu ) : Kerkoj publikisht nga KQZ dhe DnV qe te bejne nje auditim detal dhe profefsional ( qe mund te kosntatoje edhe fabrikimin eventual) dhe te sqaroje burimin dhe shkaqet se pse kemi nje numer kaq te madh votash te pavlefshme.

Pak me pak se 10% vota te pavlefshme mund ta deformojne rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve. Duhet te konstatohet sa vojon : (1) Cilat jane shkaqet qe kane bere te shpallen kaq shume vota te pavlefshme, cilat jane gabimet teknike dhe cila eshte natyra e tyre? (2) A ka mundur qe gjate numrimit te votave te shtohet numri i votave te pavlefshme dhe si ka qene kjo eventualisht e mundur ? (3) Cila apo cilat Koalicionie/ Parti ose eventualisht kandidate per deputete kane qene me te demtuar me kete numer kaq te madh te votave te pavlefshme? (4) A eshte proporcionale shtrirja gjeografike e votave te pavlefshme apo kemi nje koncentrim me te madh te ketyre votave ne rajone ? Kete postim po e baj ketu ne forme te fteses publike, por ftoj te gjithe koleget e mije kandidate qe kete ta bejeme edhe zyratrisht. Kete mund ta beje edhe DnV.

Aq me pare kur kjo organizate ende nuk e ka sqaruar kete fenomen. Edhe nuk kam prite qe KQZ te deklarohet per kete publikisht derisa nuk ka nje kerkese formale te drejtuar tek ky Organ megjithse edhe me veteiniciative do te ishte normale qe te adresohej edhe nga ky organ me pergjegjes per zgjdhjet dhe korrektesine tyre . Midis 7-10% vota te pavlefshme vejne hije shume te keqe mbi procesin zgjdhor. Ngjashem ka qene dhe ne zgjedhjet e kaluara. Mendoj se eshte e rendesishme dhe shume e nevojshme qe DnV dhe ju persopnalisht si udhehqes shumevjacar i nje instituti me renome si KDI të jepni vlerësimet lidhur me këto çështje te ngritura. (2) A GRANTOHET DHE SI GARANTOHET NUMRIMI KORRETKT I VOTAVE PER KANDIDATET BRENDA LISTAVE TE SUBJEKTEVE POLITIKE

Ndonëse zgjedhjet shkuan mire. Nuk pati ankesa nga subjektet politike per rregullsinë e votimeve qe do te thotë se ato pranuan rezultatet e zgjedhjeve. Ne postimin tim per votat e pavlefshme , se paku nje komsioner nje komisioner theksoi se problemet me te mëdha mund te jene tek numrimi i votave dhe vendosja e tyre per kandidatet mbrenda listave te subjekteve garuese, dhe shpjegoi se si dhe pse ka mund te ndodhe kjo:

“Ajo cka une dyshoj shume se mund te kete manipulime eshte numrimi i votave te kandidateve, kjo pershkak te komplicitetit te procesit, mos njohurise se duhur te komisionerve, lodhjes, mos marrjes me seriozitet nga shumica e anetareve te komisionit numrimin e votave te kandidateve etj. Keto mangesi shume lehte pastaj mund te shfrytezohen nga individ brenda komisionit qe kan qellim ose perfitojne qe favorizojne kandidat te caktuar.Une te kisha inkuraju, qe te kerkoni hetim per votat e kandidateve se aty ka gjasa te madhe qe numerimi nuk eshte bere si duhet, kjo mund te behet duke marre si mostra nga 3 kuti votimi ne secilen Komune, te behet rinunerimi dhe te krahasohet me rezultatet e dala nga komisioneret”.

Ndaj përshëndes vendimin e KQZ te rinumroje 280 kuti apo me shumë se 400 kuti. Nuk di sa kjo do te mjaftoje. Supozj se kandidatet per deputet do te paraqiten me parashtresa ne afatin ligjor dhe apeloj qe kjo te merret seriozisht. Me intereson te dij mendimin tuaj perkatesisht te DnV lidhur me kete. Nese kemi bere nje hap te rëndësishëm përpara lidhur me votat per subjektet politike , mendim I im eshte se nuk duhet te kursejmë kohen dhe mundin qe te verifikojmë dhe evitojmë dyshimet per “trasfer te votave midis kandidatve” edhe nëse duhet te rinumërojmë aq kuti sa eshte e nevojshme. Pa kete rregullsia e procesit zgjedhor eshte e lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme