Mustafa tregon se si të evitohet rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i Ekonomisë, Muhamet Mustafa ka treguar se si të evitohet rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se konsolidimi i prodhimit të energjise në termocentrale, mirëmbajtja për të parandaluar defektet dhe havaritë, stimulimi i burimeve riperteritëse e disa të tjera, që sipas tij do ta zvogëlonin nevojën për import dhe mbanin çmimin në nivel të durueshëm për konsumatorët.

“Situata dramtike lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë në Europë ka krijuar brengë tek ekonomitë familjare dhe bizneset lidhur me ngritjen evetuale të çmimeve të enerrgjisë elektrikre edhe në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas Mustafës janë dy faktorë kryesor që do të ndikojnë në çmim në këtë sezon të dimrit.

“Në këtë moment, për këtë sezon dimri, dy faktorët kryesor që do të ndikojnë në çmimin janë niveli i prodhimit në KEK dhe çmimet e importit të enrgjisë elektrike”, tha ai.

Mustafa ka treguar pesë pika që duhet përqënduar në evitimin apo zvogëlimin e importit.

“1. Rritjes së prodhimit në KEK dhe ne burimet e tjera ujore dhe enrgjisë ripertëritëse, 2. Përqëndrimin e vëmendjes në mirëmbajtje të kapaciteteve , prenvetiva për të parandaluar havaritë dhe prishjet që mund të ndikojnë në ndërprerjen e prodhimit, 3. Kursimin e enrgjisë nga konsumatorët, 4. Zvoglëmi I humbjeve komerciale ( mospëagesa e faturave, keqpërdrimi dhe vjedhja e energjisë ), 5. Mirëmbajtja e rrjetit dhe investimet për zvoglimin e humbjeve teknike”, tha Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme