Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër.
Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e Mustafës drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.