Mustafa: Shqetësuese përfshirja e grave në sektorin jo formal

Prishtinë | 19 Dhj 2024 | 15:52 | Nga Gzim Mujaj

Forumi Ekonomik i Grave ka organizuar diskutimin me temën “Fuqizimi i politikave të përgjegjshme gjinore për familjen me sektorin privat dhe Qeverinë në Kosovë”, në të cilin u theksua balancimi i punës dhe jetës familjare, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim u tha se Kosova është vendi me përqindjen më të ulët të punësimit të grave me rreth 19.8 për qind.

Saxhide Mustafa, Kordinatore në Forumin Ekonomik të Grave, ka thënë se barrierat kryesore që pengojnë gratë në tregun e punës në Kosovë janë normat e dëshmuara gjinore, mungesa e zbatimit të politikave për leje prindërore e fleksibilitetit në orarin e punës.

Ajo tha se në vend ka pabarazi të vazhdueshme gjinore në punësim.

“Në Kosovë pabarazia gjinore në tregun e punës ende mbete një sfidë e madhe. Statistikat e vitit 2023 tregojnë se vetëm 19.8 për qind e grave janë të punësuara në tregun e punës në Kosovë, karshi 53.4 për qind të meshkujve. Pabarazi këto që shfaqen për shkak të barrës se kujdesit të zbatimit të ulët të ligjit të punës. Dispozitave që ndërlidhen me leje e lehonisë, zbatueshmëria e ulët e ligjit të gjidhënies, mungesa e orarit fleksibilitet të punës. Barra e pagesë së lejes së lehonisë e ngarkuar për sektorin privat e veçon Kosovën si vendin e vetëm në rajon për mos adresimin e kësaj çështje në rajon. Dhe me përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në rajon dhe me gjerë. Kur flasim për politika miqësore ndaj familjes së përfitime që sjellin këto politika shkojnë përket politikes dhe familjes. Diskriminimi gjinor jo vetëm që qon më rezultat të pa barabarta por krijon humbje dhe efikasiteti duke penguar zhvillimin e kapitalit njerëzor. Përfshirja në sektorin jo formal të grave mbete një shqetësim. Në fazën e parë të projektit janë 7 kompani që kanë përqafuar projektin dhe më tutje vazhdojnë të zhvillojnë politika të mira në vend pune. Qeveri me përkushtim të lart duhet i adresoj këto barriera.  Forumi ekonomik i grave i ka propozuar qeverisë  modelin për pagesën e leje së lehonisë, pushimin prindëror dhe aftësisë si një fazë tranzitore deri në draftimin e ligjit për sigurime shoqërore”, ka thënë ajo.

Visare Mujku, udhëheqëse e zyrës së UNFPA në Kosovë, ka thënë se Kosova ka përqindjet me të ulëta të punësimit të grave në rajon.

Ajo ka theksuar se politikat e përgjegjshme gjinore për familjen janë një domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshme.

“Ky diskutim hap një tjetër trajtim të një mjedis të barabartë për gratë dhe burrat në Kosovës përmes balancimit të punës dhe jetës familjarë dhe duke adresuar boshllëqet ekzistuese që pengojnë përparimi socio-ekonomik në Kosovë. Programi “Më shumë zgjedhje”, synoj të jap një zë qasjes që nuk ndihmon vetëm punonjësit, por krijon përfitime të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë. Kjo nismë në fazën e saj të dytë synoj që të bashkëpunoj me qeverinë për të nxitur politika gjithëpërfshirëse dhe me sektorin privat për të krijuar vende pune miqësore për familjen. Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen nuk janë një luks, por një domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshme për të adresuar pa barazi gjinore”, ka thënë ajo.

Agon Dobruna, Zv. Ministër, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka përmendur masat që kanë ndërmarr si qeveri për të adresuar sfidat e punësimit të grave.

Ai ka thënë se si qeveri janë duke punuar për Ligjin e punës që ai të jetë me gjithëpërfshirës  dhe se vonesat në hartimin e ligjit janë duke ndodhur sipas tij,  pasi dëshirojnë që të bëjnë një reformë të përgjithshme.

“Kërkesë shumë esenciale, ne kemi në fokus çështjen e ligjit të punës. Ajo çka po bëjmë është që ai të jetë gjithëpërfshirës dhe i përshtatshëm për të gjithë. Me fokus të veçanta pushim për lehonat. Endë nuk kemi arrit që të sjellim para jush për konsultime më për arsye se po dëshirojmë që të bëjmë një reformë të përgjithshme me këtë ligj dhe kjo është arsyeja pse jemi vonuar. Shumë shpejt do ta kemi se bashku ligjin e punës”, ka thënë ai.

Leonora Kusari, koordinatore rajonale dhe Eksperte për Sektorin Privat, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim theksoj rolin e kompanive private në avancimin e barazisë gjinore.

“Ne kemi tri objektiva kryesore të cilat çfarë do programi, që bënë i ka të ndërthura njëra me tjetrën. Kjo është gjithëpërfshirja, pjesa tjetër është e gjelbrat dhe normalisht e kemi edhe inovacionin. Ne nga viti 2014 kemi programin gratë në biznes i cili ka për qëllim fuqizimin e grave në biznes. Prej vitin 2020 dhe tutje fokusi jonë ka qenë që t’i ndihmojnë këto gra në biznes për të krijuar kanal të reja të shitjes. Në sektorin privat, për shkak të zhvillimi të hovshëm më nuk ka një dallim gjinor, se paku në kompanitë që suportojmë ne. Rreth 70-80 kompani, dhe kemi pa ndryshime drastike të kompanisë për shkak të nevojës. Kanë krijuar edhe kushte të favorizimit të punës prej shtëpisë, ka biznes që kanë hequr të shtunën dhe dielen nga aktiviteti, kanë krijuar edhe të premten punë vetëm gjyëms ditë”, ka thënë ajo.

Një shembull pozitiv u dha nga kompania Art House Sh.p.k., ku drejtuesi Blin Zeqiri, ndau përvojën e implementimit të pushimeve për baballarët e rinj.

Ai tha se si kompani kanë vendosur që baballarëve të rijnë për gjashtë muajt e parë të kenë pushim të premteve.

“Ne kemi aplikuar një gjë që kemi mësuar në Suedi që është pushimi i atësisë. Kush do që është bërë baba për herë të parë e sheh se sa shumë ka nevojë familja vetëm për të. Ne kemi vendos që baba i ri për gjashtë muajt të parë të premteve të jetë pushim. Kjo e ka bërë diferencën e vetë”, ka thënë ai.

Të ngjashme