Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk mund të sjellin reforma në arsim ata që kanë diploma politike dhe jo të dijes.
Ai kështu ka thënë gjatë shpalosjes së programin për arsim në Konventën e organizuar nga LDK.
“Janë njerëzit me të cilët ne aspirojmë ta realizojmë këtë program në fushën e arsimit. Unë mendoj se programi është i shkëlqyeshëm dhe është bërë një punë e mrekullueshme nga ekipi i ekspertëve”.
“Ajo që dëgjuam deri më tani është shumë e qartë se ne i dimë qëllimet tona dhe se objektivat tona mund të realizohen. Jam i bindur se LDK mund t’i realizojë sepse ka njerëz. Kemi një kandidate për kryeministre e cila e njeh fushën e arsimit sepse edhe vet është e arsimuar”.
“Unë po shoh edhe nga subjektet e tjera që japin pikëpamjet e tyre rreth reformave në arsim, por s’mund ta reformojnë arsimin ata që kanë diploma politike dhe jo të dijes”.
“LDK mund ta bëjë atë sepse çdo njeri prej jush këtu i keni diplomat mbi baza të dijes. Ne shkollën do ta bëjmë ashtu siç janë fëmijët – arsimin do t’ua përshtatim fëmijëve në të gjitha fazat e shkollimit”.