Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot nuk do të ketë takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha Ekonomia Online. Këto komente Mustafa i bëri para takimit me kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. Në këtë takim e pranishme është edhe shefja e BE-së, Natalyia […]
Mustafa: Sot nuk do të takohem me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot nuk do të ketë takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha Ekonomia Online.
Këto komente Mustafa i bëri para takimit me kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.
Në këtë takim e pranishme është edhe shefja e BE-së, Natalyia Apostolova, si dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe zëdhënësi Besian Mustafa.











