Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me vizitën e tij që kishte sot në familjen Rugova.
Mustafa ka shkruar se kishte kënaqësinë të ishte për vizitë aty ku ishin prezent bashkëshortja e ish-presidentit të ndjerë, Fana dhe vajza e tyre Teuta.
“Si gjithherë, pata kënaqësinë edhe sot që të vizitoj Familjen Rugova, ku ishin prezent zonja Fanë, Teuta dhe anëtarët e tjerë të Familjes. Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka raportimet në disa portale se shpresa e LDK-së për ta bindur Teuta Rugovën që të mos i votojë institucionet të enjten dhe të premten ka dështuar. “Isa Mustafa nuk ka arritur sot ta takojë Teuta Rugovën, e as familjen Rugova”, ka shkruar Botapress.
“Lajmi i botuar në një portal shpifës është përpjekje e dëshpëruar për të mbjellë huti në opinion”, ka shkruar Mustafa.