Ka nisur interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën do të raportojë për gjendjen në veri të Mitrovicës.
Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa, para deputetëve të Kuvendit tha se veriu i vendit është pjesë e Kosovës dhe se problemet e krijuara së fundmi do t’i zgjidhin në bazë të ligjit, raporton Ekonomia Online.
“Problemet në veri të vendit do t’i zgjidhim në bazë ligjore. Ky është obligim kushtetues. Qeveria e Kosovës arritën që ta mbrojnë sovranitetin e shtetit”.
“Janë dy probleme që po e rëndojnë situatën, shtrirja e strukturave paralele dhe ndikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë tek deputetët serbë në Kosovë”.
Sipas kryeministrit Mustafa gjendja në veri ka ndryshuar pozitivisht dhe kjo ka ndodhur fal dialogut mes të dyja vendeve.
“Kosova ka arritur të shtrijë sovranitetin më veri të vendit në këto fusha: në atë të sigurisë, doganës dhe ATK-së”.
Sipas Mustafës dy takimet e fundit në Bruksel sa kanë qenë të rënda kanë dhënë edhe rezultatet.
“Me dialog nuk po i zgjidhim problemet e Serbisë. Dialogu nuk ka alternativë”.
“Askush nga ju nga opozita nuk do ta kundërshtonit dialogun sikur t’i kishit përgjegjësitë sikurse që i kemi ne”, tha kryeministri Mustafa.